Apple publikoi iOS 11.1, përditësimin e parë madhor në iOS 11

Natyrisht rregullimet e gabimeve dhe përmirësimet e performancës dhe eksperiencës vizuale janë pjesë e këtij përditësimi duke bërë sistemin operativ edhe më stabil.

Apple publikoi iOS 11.1, përditësimin e parë madhor në iOS 11

Apple publikoi iOS 11.1, përditësimin e parë madhor të iOS 11 që nga debutimi në Shtator.

Ndryshimet që pritet të sjellë ky përditësim janë: 70 emoji të reja, rikthimi i opsionit 3D Touch që Apple në mënyrë të çuditshme e hoqi me iOs 11.

iOS 11.1 gjithashtu sjell një anim të problemit të sigurisë “Krack” në rrjetet Wi-Fi, një lajm i mirë dhe përditësim i domosdoshëm nëse dëshironi që iPhone dhe iPad-i juaj të jetë i sigurtë.

Natyrisht rregullimet e gabimeve dhe përmirësimet e performancës dhe eksperiencës vizuale janë pjesë e këtij përditësimi duke bërë sistemin operativ edhe më stabil.

iOS 11.1 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga ky moment për iPhone dhe iPad si dhe peshon 305 megabajt. E gjitha që duhet të bëni është të drejtoheni tek SettingsSoftware Updates dhe kontrolli nëse iOS 11.1 është i gatshëm për ju.

Your thoughts, please

Your email address will not be published. Required fields are marked *