Adoptimi i iOS 11 arrin në 55% një muaj nga debutimi

Ndërsa sot iOS 11 është instaluar në afro 55% të pajisjeve, iOS 10 mbetet i instaluar në 39.17% dhe vetëm 6.35% vazhdojnë në version të vjetra të sistemit operativ.

Adoptimi i iOS 11 arrin në 55% një muaj nga debutimi

Një muaj nga debutimi dhe iOS 11 është instaluar në 54.49% të pajsijeve sipas të dhënave të grumbulluara nga Mixpanel.

iOS 11 u prezantua për herë të parë më 19 Shtator ndërsa adoptimi ka qenë më i ngadaltë krahasuar me iOS 10. Një javë nga debutimi iOS 11 ishte instaluar në 25% të pajisjeve ndërsa pas dy javësh shkoi në 38.5%.

Pas tre javësh i ngrit në 47% duke parakaluar me sukses iOS 10 ndërsa diferenca mes dy versioneve zgjerohet dita ditës.

Ndërsa sot iOS 11 është instaluar në afro 55% të pajisjeve, iOS 10 mbetet i instaluar në 39.17% dhe vetëm 6.35% vazhdojnë në version të vjetra të sistemit operativ.

Apple ka publikuar tre përditësime të vogla në iOS 11 për të adresuar problemet e shfaqura. Më i fundit ishte iOS 11.0.3 i cili adreson problemet e zbuluara gjatë debutimit si “feedback-u” haptic dhe ekranet që nuk përgjigjen.

iOS 11.0.2 adresoi një problem me audion gjatë telefonatave. Megjithatë pritet që adoptimi i vërtetë të fillojë me iOS 11.1 ku do të mbërrijnë emoji të reja dhe Apple Pay Cash.

Your thoughts, please

Your email address will not be published. Required fields are marked *